Kaos në klubin e njohur: Presidenti kërcënohet nga tifozët, trajneri ka një tjetër problem

schedule21:26 - 16 Janar, 2020

schedule 21:26 - 16 Janar, 2020

Situatë e vështirë te Marseille. Ekipi francez po paraqitet mirë në fushën e blertë dhe renditet në vend të dytë në Ligue 1. PSG është i pakapshëm dhe ky është maksimumi për çdo skuadër tjetër. Ndryshe ndodh mes pjesëtarëve të klubit.

Presidenti i Marseille, Jacques-Henri Eyraud është kërcënuar me vdekje nga disa tifozë në rrjetet sociale dhe kreu i klubit ka denoncuar ngjarjen në polici. Sulmi vjen në momentin që klubi ka zyrtarizuar Paul Aldridge si menaxherin e përgjithshëm të merkatos. Një veprim i tillë rrezikon të përjashtojë drejtorin sportiv Zubizarreta dhe e ka mërzitur trajnerin e ekipit.

E mora vesh lajmin nga Zubizarreta javën e kaluar. E di që ky vendim ishte marrë që 30-dhjetorin e kaluar. Po pres presidentin të më japë shpjegime, më ka befasuar me këtë vendim, por nuk dua të flas më gjatë. Ne kemi arritur të sjellim stabilitet në një prej klubeve më të paqëndrueshëm dhe emotivë në botë“, thekson Andre Villas-Boas për La Provence. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!