Kaos në Kazakistan, protestuesit “pushtojnë” aeroportin e Almaty, të vdekur dhe të plagosur

schedule20:34 - 5 Janar, 2022

schedule 20:34 - 5 Janar, 2022

Kazakistani është futur në një paralizë totale. Protestuesit sulmuan aeroportin në Almaty , qyteti më i madh i Kazakistanit, sipas burimeve të cituara nga Reuters.

Sipas informacioneve të transmetuara nga mediat ndërkombëtare, nga trazirat tashmë janë tetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Të gjitha fluturimet nga Almaty janë pezulluar përkohësisht pasi vendi është në trazira për shkak të rritjes së çmimeve të karburantit që nga fillimi i vitit . Linja ajrore me kosto të ulët të Kuvajtit Jazeera Airways ishte e para që njoftoi se po pezullonte fluturimet nga Almaty për shkak të situatës në rajon.

Pothuajse në të njëjtën kohë, grupi i naftës Chevron Corp njoftoi se po ” punonte për t’i dhënë fund ” mobilizimeve të punonjësve në Konsorciumin Tengizchevroil (TCO) me rastin e politikave të qeverisë.

Kompania amerikane është prodhuesi më i madh i huaj i naftës në Kazakistan, duke mbajtur 50% të aksioneve në konsorciumin Tengizchevroil. Një zëdhënës tha se prodhimi i naftës nuk ishte prekur nga protestat.

Kazakistani është tronditur nga protesta masive. Këto nisën me ardhjen e vitit të ri dhe heqjen e kontrolleve të çmimit të gazit nga qeveria.

Me shpinën pas murit, pas kësaj situate, qeveria e vendit dhe presidenti i saj, Kasim-Jomart Tokayev, njoftuan dorëheqjen. Zëvendëskryeministri Alihan Smailov do të marrë postin e kryeministrit në detyrë deri në formimin e qeverisë së re. Policia, Garda Kombëtare dhe njësitë e ushtrisë po marrin pjesë në operacionin e sigurisë në qytet, shtoi shefi i policisë Kanat Taimerdenov.

Tubimet dolën jashtë kontrollit dhe u kthyen në një luftë me gur mes qytetarëve dhe policisë. Protestuesit antiqeveritar dolën në rrugë me mijëra, në qytetin më të madh të Kazakistanit , Almaty. Ata hynë në zyrën e kryetarit të bashkisë, shkatërruan monumente.

Sipas dëshmive, ka pasur edhe grabitje në banka dhe dyqane . Me mijëra persona u plagosën, ndërsa 100 policë u detyruan të dërgoheshin në spital me lëndime të lehta.

Megjithëse presidenti u përpoq të qetësonte turmën duke siguruar se çmimet më të ulëta të karburantit do të riktheheshin.

Protestat janë të rralla në shtetin ish-sovjetik të pasur me naftë, i cili kontrollohet nga qeveria. Zyrtarët e qytetit u kërkuan banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, duke thënë se operacioni i zbatimit të ligjit po vazhdon.

Presidenti i Kazakistanit Qasim Zomart Tokayev kishte paralajmëruar më parë se ai do t’i përgjigjej ” me ashpërsinë më të madhe ” protestave, duke përmendur ” sulme masive ” .

Interneti dhe celularët nuk funksionojnë sot në vend. Në Almaty, “kryeqyteti” financiar i Kazakistanit, turmat pushtuan ndërtesat qeveritare . Pas konflikteve me protestuesit, efektivët e policisë duket se janë larguar nga rrugët e qytetit.

Në sheshin qendror, disa njerëz po shpërndanin vodka dhe po diskutonin nëse duhej të shkonin në treg apo në periferi të pasura për të plaçkitur zonën. /Abcnews.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

25123542