Kaos dhe tension te Juventusi, Sarri përplaset me lojtarin në stërvitje

schedule13:39 - 21 Qershor, 2020

schedule 13:39 - 21 Qershor, 2020

Juventusi e ka humbur qetësinë dhe situata në skuadër është përkeqësuar. Stërvitja e fundit përpara ndeshjes së nesërme jashtë fushe kundër Bologna për kampionat (e hënë, 21:45) ka sjellë një përplasje mes Maurizio Sarrit dhe Miralem Pjanic.

LEXO EDHE: Tension bardhezi: “Harroje, nuk luaj aty!”, zbulohet prapaskena CR7-Sarri

La Stampa raporton se situata mes trajnerit dhe mesfushorit boshnjak është tensionuar shumë. Pjanic përflitet për një largim nga bardhezinjtë. Barcelona dhe PSG e pëlqejnë, teksa nuk do të luajë në ndeshjen e kampionatit kundër skuadrës së Mihajlovic.

 

Pjanic dhe Sarri gjatë një konference për shtyp

Sarri ndodhet në presion, kritikat ndaj tij kanë arritur kulmin dhe pakënaqësia te lojtarët nuk mungon. Në fillim u “përplas” me Ronaldon, ndërsa tani ndodhi me Pjanic. Trajneri vendosi ta aktivizonte si qendërsulmues CR7 në finalen e Kupës së Italisë, por ky i fundit refuzoi dhe zbriti në fushë si sulmues i majtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!