Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në Fier, ku në shkollën “Janaq Kilica”, disa nxënës nuk janë ndjerë mirë.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton për ABC News se nxënësit kanë ndjerë shqetësime dhe gjenjde të fikti, të cilët janë dërguar në Spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Gazetarja bën me dije se një situatë e tillë është krthyer në panik dhe kaos në qyetet pasi numri i nxënësve të helmuar është shumë më shumë se helmit që ka ndodhur javën e kaluar.
Ndër të tjera për ABC Neës bëhet me dije se një pjesë e madhë e nxënësve kanë mbërritur në gjendje të fikti në spital. Si shkak të gjithë dyshojnë kaldajat dhe pse të gjithë janë të vetëdishëm se ato nuk janë funksionale. Mendohet se ka qenë një nga katet e shkollës dhe gjënja të jetë hapur në disa klase kjo për shkak të moshës që janë dhe vetë nxënësit, janë një pjesë e mirë që
Ndërkohë një javë më parë në të njëjtën shkollë janë helmuar 10 nxënës mes tyre dhe mësuesja dhe sanitarja e shkollës, por akoma nuk ka një raport në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje./abcnews.al