Kanye West përflitet për një lidhje me Irina Shayk, Kim-i nuk shqetësohet për ish-in

schedule08:08 - 27 Maj, 2021

schedule 08:08 - 27 Maj, 2021

Kanye West përflitet se ka nisur një lidhje të dashurie me Irina Shayk vetëm pak muaj pas ndarjes nga Kim Kardashian. Thashethemet nisën pasi faqja e që merret me lajmet rreth personazheve të famshëm publikoi se një mesazh të një burimi, që sipas të cilit Irina dhe Kanye po shoqëroheshin me njëri-tjetrin.

Janë shfaqur raporte se reperi aktualisht po del me supermodelen Irina Shayk

Por çfarë mendon ish gruaja e reperit për romancën e re të tij? Një burim është shprehur për gazetën britanike “The Sun” se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” nuk i beson këto thashetheme dhe se gjithçka bëhet për vëmendje.

Kanye West nuk është shoqëruar ende me askënd publikisht që nga divorci i tij me Kim Kardashian

“Kim nuk i beson fare këto thashetheme për Irina-n. Për të është thjesht një mënyrë për të tërhequr vëmendje. Ajo nuk shqetësohet fare për të, askush në rrethin e saj nuk interesohet apo e beson këtë gjë. Edhe nëse është e vërtetë, e dyshoj që ajo të mërzitet në këtë pikë”, është shprehur burimi. /abcnews.al

Cili do të ishte përvjetori i shtatë i martesës së Kim dhe Kanye sapo kaloi në 24 maj