Kanye West ka qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave të pazakonta që ka bërë. Pas idesë së tij për një një version të ri të TikTok në “Jesus Tok”, ai ka bërë një tjetër deklaratë befasuese në twitter.
West e quajti veten si “Moisiu i ri” dhe e krahasoi industrinë e muzikës dhe NBA me “anijet moderne të skllevërve”, ndërsa përjashtoi mundësinë e lançimit të një albumi të ri në labelin e tij aktual të rekordeve.
“Unë kam nevojë për të parë kontratat e të gjithëve në Universal dhe Sony. Nuk do të shikoj njerëzit e mi të robërohen. Po vë jetën time në vijë për njerëzit e mi, industria e muzikës dhe NBA janë anije skllavërie moderne…Unë jam Moisiu i ri. ”, është shprehur reperi.
Kujtojmë që pak kohë më parë ai propozoi një version të ri të TikTok, që sipas tij të quhet Jesus Tok. Teksa shkroi se ideja i erdhi si një “vizion” pasi po shikonte aplikacionin së bashku me vajzën, ai thotë se u shqetësua nga përmbajtja, dhe për këtë propozon një version “të monitoruar nga të krishterët”. xh.d/abcnews.al