Kanye West flet për abortin, mban fjalimin prekës në fushatë: Unë desh vrava vajzën time

schedule14:34 - 20 Korrik, 2020

schedule 14:34 - 20 Korrik, 2020

Reperi i njohur amerikan, Kanye West ka mbajtur një fjalim prekës gjatë fushatës së tij presidenciale në Karolinën e Jugut ditën e djeshme. Duke folur për temën e abortit, reperi rrëfeu se ai dhe Kim Kardashian kishin menduar abortimin e North, që tashmë është 7-vjeçe.

“Unë desh vrava vajzën time”, deklaroi reperi duke shtuar më tej: “E dashura ime më telefonoi duke bërtitur dhe tha: ‘Unë jam shtatzënë’. Ajo po qante”. Ai vijoi duke folur më tej për atë që ai e quajti një mesazh nga Zoti teksa ndodhej në apartamentin në Paris ku Kim u grabit.

E telefonova gruan time dhe ajo më tha: “Ne do ta mbajmë këtë fëmijë”, dhe unë i thashë të njëjtën gjë.“, tha Kanye. Më tej, reperi shtoi se edhe nëse martesa e tij do të merrte fund pas fjalimit që mbajti, ai do të ishte i lumtur pasi Kim solli në jetë fëmijën e tyre.

Edhe nëse gruaja ime dëshiron të divorcohet nga unë pas këtij fjalimi, ajo e solli North në këtë botë edhe kur nuk doja. Ajo u ngrit në këmbë dhe ajo e mbrojti atë fëmijë. “, shtoi Kanye. Reperi njoftoi në fillim të këtij muaji se ai planifikon të kandidojë për president përpara zgjedhjeve në nëntor përballë Donald Trump dhe Joe Biden. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!