Kanye West festoi ditëlindjen me Irina Shayk, publikohen fotot e para të çiftit të ri

schedule07:52 - 10 Qershor, 2021

schedule 07:52 - 10 Qershor, 2021

Kanye West dhe Irina Shayk kanë konfirmuar thashethemet për një romancë mes tyre. Reperi, i cili ka pak muaj që është ndarë nga Kim Kardashian, është fotografuar me supermodelen ruse në Provence, Francë.

Ky udhëtim i çiftit të ri vjen në një kohë kur dhe Kanye festoi 44 vjetorin e lindjes. Thashethemet për një lidhje nisën muajin e kaluar, me pretendimet se Kanye po dilte fshehurazi me modelen, e cila ka një fëmijë me aktorin Bradley Cooper.

Kanye dhe ekuipazhi i tij: Reperi shoqërohej gjithashtu nga një grup anëtarësh të ekipit të cilët mbanin një vëzhgim të kujdesshëm të çiftit

“Daily Mail” shkruan se Kanye dhe Irina mbërritën në Francë të dielën, duke qëndruar për tre net para se të ktheheshin në New York të mërkurën. Një burim është shprehur: “Irina pëlqente të pozonte për Kanye. Ajo duket si muza e tij.” xh.d/abcnews.al

Jo të huaj: Irina dhe Kanye sigurisht që nuk janë të huaj me njëri-tjetrin, pasi kanë qenë të lidhur për më shumë se një dekadë

Irina Shayk and Kayne West are Spotted Arriving to a New Jersey Airport After French Vacation.