Kanosën administratorin e një kompanie që të tërhiqej nga tenderi, arrestohen 3 persona

schedule10:51 - 10 Prill, 2023

schedule 10:51 - 10 Prill, 2023

Tre persona janë arrestuar këtë të hënë në Elbasan në kuadër të operacionit policor të koduar “Tenderi”.

Shaqir Alcani 62 vjeç, Algert Alcani 27 vjeç dhe Edmir Boci 37 vjeç u vunë në pranga pasi shtrënguan me anë të kanosjes, administratorin e një kompanie private, që të tërhiqej nga procedura e konkurrimit për tenderin që kishte fituar kjo kompani.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanosën shtetasin E. M., administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan.

Shtetasi E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.

Në kërkim u shpall  kërkim shtetasi L. K., 38 vjeç, teksa shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti i përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!