Kanos me thikë të vëllain, arestohet 27 vjeçari në Fushë Krujë

schedule11:50 - 16 Janar, 2020

schedule 11:50 - 16 Janar, 2020

Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fushë Krujës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Policia bën me dije se 27 vjeçari B. M, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike duke e kanosur me thikë vëllain e tij, shtetasin T. M

Njoftimi i policisë:

Kanosi me thikë vëllain, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe përshkallëzimin e dhunës në familje, arrestuan shtetasin:

-B. M., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike duke e kanosur me thikë vëllain e tij, shtetasin T. M.

Në cilësinë e provës materiale u  sekuestrua një thikë.