Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të 22vjeçarit Mondeli Kuqja, në fshatin Mlizë të Njësisë Administrative Shushicë.
Arrestimi i tij, u bë pasi dyshohet të ketë kanosur me sopatë nënën e tij, me iniciale Dh.K., 49 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në banesë për motive të dobëta
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/2/4 i Kodit Penal./abcnews.al