“Kanë rrjedhur nga një institucion”, eksperti: Të dhënat e 700 mijë pacientëve shqiptarë në shitje në “dark web”

schedule14:02 - 3 Nëntor, 2021

schedule 14:02 - 3 Nëntor, 2021

Të dhënat personale të 700 mijë pacientëve shqiptarë kanë “rrjedhur” nga një institucion shqiptar dhe shiten në “dark web” për 500 dollarë në Bitcoin. Lajmin e ka bërë të ditur Besmir Semanaj, ekspert në fushën e sigurisë dhe informacionit në Vjenë, në një lidhje direkte me “ABC Live” me Juli Xhokaxhi.

Semanaj shpjegoi se informacionin në lidhje me këtë çështje e ka bërë të ditur studiuesi suedez Marc Ruef, i cili siç shpjegon eksperti në fushën e sigurisë dhe informacionit, është një burim i sigurt.

“Personi që e ka nxjerrë ka një reputacion ndërkombëtar. Këto të dhëna mund t’i blejë dikush dhe t’i përdorë për të hapur llogari offshore. Duhet nisur një hetim.

I pyetur në lidhje më këtë rast, Hergis Jica, kryekomisar dhe Shefi i Njësisë së Hetimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, u shpreh se nëse lajmi është i vërtetë atëherë do të nisë një procedurë hetimore.

“Nuk vë në dyshim lajmin, por për momentin nuk kam informacion.  Flasim për procedurë hetimore. I kemi kapacitetet. Nuk bëhet vetëm nga policia e shtetit, por edhe me partneret ndërkombëtarë.”

Megjithatë, për web developer-in Gentjan Progni ky rast i rrjedhjes së të dhënave në “dark web” është vetëm një ndër të shumtët që ndodhin përditë. Sipas tij, autoritetet në Shqipëri nuk kanë investuar mjaftueshëm për të mbajtur të sigurta të dhëna sensitive që në disa raste mund të cënojnë edhe sigurinë kombëtare. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!