Kane nuk e mohon largimin, tregon dhe bisedat me Jose Mourinhon në WhatsApp

schedule22:19 - 29 Mars, 2020

schedule 22:19 - 29 Mars, 2020

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, është vetë-izoluar prej disa ditësh tashmë, ashtu si pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës, për shkak të koronavirusit. Por kjo nuk do të thotë që puna është ndalur, pasi 26-vjeçari zbuloi për Sky Sport se të gjithë lojtarët po stërviten rregullisht, si dhe trajneri Jose Mourinho iu jep direktiva në… WhatsApp.

“Mourinho është gjithmonë online, ai u shkruan të gjithë lojtarëve. Të gjithëve na janë dhënë programe individuale për të punuar. Ne po përpiqemi të adaptohemi dhe të përshtatemi sa më shumë nga situata e krijuar. Jemi me fat që të kemi palestra dhe pishina në shtëpitë tona.

Deri tani, gjërat po shkojnë mirë. Unë po bëj rehabilitimin tim, duhet të jem i gatshëm të integrohem me grupin kur të kthehemi. Nuk ka nxitim, nuk ka panik, unë jam në një vend ​​të mirë”, tha Kane.

Për të ardhmen e tij, Kane tha se është i lumtur te Tottenham, por nuk siguron që do të qëndrojë përgjithmonë, duke e lënë të hapur mundësinë për t’u larguar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!