Kane mund të ndërpresë kontratën me Tottenhamin

schedule19:48 - 28 Prill, 2023

schedule 19:48 - 28 Prill, 2023

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, së shpejti mund të bëhet lojtar i lirë.

Kontrata aktuale e 29-vjeçarit me Spurs skadon në fund të sezonit të ardhshëm, por sulmuesi po mendon seriozisht një transferim në një tjetër klub në merkaton e ardhshme.

Tottenham nuk është aspak i etur për të shitur liderin e tyre, gjë që mund ta detyrojë atë të marrë masa drastike.  Manchester United është i interesuar për sulmuesin. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!