Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kane: Jam gati për nesër. Bonucci e Chiellini? Më të mirët, por më pëlqen të ndeshem me ta

schedule21:18 - 10 Korrik, 2021

schedule 21:18 - 10 Korrik, 2021

Mbrëmjen e nesër Harry Kane do ketë një nga kombëtaret me mbrojtjen më të mirë përballë, por për të kjo nuk është problem. Kapiteni i “Tre Luanëve” foli para finales së nesërme ndaj Italisë dhe tregoi se është gati për një ndeshje të tillë.

“Jam i vendosur dhe gati për nesër, kemi kaluar shumë pengesa në këtë turne. Jemi të përqendruar në atë që duam, kemi mentalitet fitues. Henderson e Maguire? Janë forcë e madhe për ne. Është shumë e rëndësishme të kesh liderë rreth teje.

Duhet të jesh i tillë para dhe pas ndeshjeve. Jemi këtu sepse të gjithë kanë dhënë kontribut për lojtarët e rinj në ekip. Bonucci dhe Chiellini janë të shkëlqyer, kanë përvojë të madhe në kompeticione të tilla. Kam luajtur kundër tyre më parë, por më pëlqen të përballem me më të mirët në botë.

Gjithsesi nuk do jetë garë vetëm mes meje dhe atyre të dyve. Mund të ndodhin shumë gjëra dhe ne jemi gati. Ishte e mrekullueshme të shihja tifozët në rruge e jashtë hotelit të na mbështesnin. Mund ta ndiejmë pasionin e tyre të madh”, u shpreh Kane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!