Nëse Premier League do të përfundonte në këto momente, Manchester United do të ishte jashtë çdo kompeticioni europian, pasi momentalisht “djajtë” pozicionohen në vendin e 7-të me vetëm 51 pikë, po aq sa West Ham që ndodhet në vendin e 6-të por kjo e fundit ka një golavarazh më të mirë se skuadra e Cristiano Ronaldos.
Me verën që pritet të jetë “zjarr” te United, teksa “revolucioni” do të fillojë që nga pankina, ku Erik ten Hag dhe Mauricio Pochettino janë në “pole-position” për të marrë drejtimin e skuadrës.
Në këto kushte drejtuesit nga manchesteri kanë filluar punën edhe për pikasjen e lojtarëve që do të bënin të mundur edhe ngritjen e United në nivele të larta në futbollin europian.
Siç duket “djajtë” kanë ëndërrr transferimin e sulmuesit anglez të Tottenham, Harry Kane si dhe lojtarin e West Ham, Declanm Rice.
Manchester United kërkon që në një mënyrë të përforcojë skuadrën duke “dobësuar” kundërshtarët e tyre. /f.a/abcnews.al