Kandidonte për të përfaqësuar Izraelin në Eurovizion, vritet këngëtari i njohur në Gaza

schedule15:19 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 15:19 - 27 Dhjetor, 2023

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit lëshoi ​​një deklaratë të mërkurën 27/12, në të cilën njoftoi vdekjen e tre anëtarëve të forcave të saj të armatosura, në luftën që po zhvillohet në Rripin e Gazës.

Mes tre të vdekurve është kapiteni Shaoli Greenglick, i cili konkurroi rreth një muaj më parë në HaKokhav Haba, një konkurs talentesh përmes të cilit zgjidhet artisti që do të përfaqësojë Izraelin në Eurovision 2024.

Siç raporton eurovisionfun.com, këngëtari 25-vjeçar është shfaqur në audicion me uniformë ushtarake, duke dashur t’ia kushtojë këngën që ka realizuar miqve të tij që po luftojnë në Rripin e Gazës.

Me 83%, Shaoli Greenglick kishte arritur të kalonte në raundin tjetër të talent show-t dhe së shpejti do të dilte sërish në raundin tjetër, duke synuar të përfaqësonte Izraelin në Festivalin e 68-të të Eurovizionit.

Në të njëjtën kohë, për ditën e 82-të vazhdon gjakderdhja e popullit palestinez me Izraelin që deklaron se lufta do të vazhdojë me muaj të tërë. Përmes ministrit të Mbrojtjes, ajo thotë se është e përfshirë në një “luftë me shumë fronte”, duke rritur shqetësimet për përshkallëzimin rajonal.

Në Gaza, të paktën 21,110 njerëz janë vrarë dhe 55,243 janë plagosur në sulmet izraelite që nga 7 tetori./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!