Kandidimi vijon dhe nga qelia/ Beleri, arrestimi nuk e pengon në garë, deri sa të dënohet

schedule15:17 - 12 Maj, 2023

schedule 15:17 - 12 Maj, 2023

Edhe pse është në qeli, të dielën Fredi Beleri mund të vazhdojë të mbledhë vota për karrigen e kryebashkiakut të Himarës.

Arrestimi nuk e pengon atë të jetë kandidat, dhe fleta e votimit vijon të ketë emrin e tij përballë Jorgo Goros.

Jo vetëm sepse fleta e votimit është prodhuar dhe tashmë nuk mund të ndryshohet, por edhe sepse ligji nuk e pengon një të arrestuar ende të padënuar të jetë kandidat për cdo lloj posti.

Ligji ndalon

Ligjërisht, të dielën Beleri mund të mbledhë vota, e nëse është shumicë, ai edhe mund të shpallet fitues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Por pas të dielës, nëse ja del të jetë fitues, marrja e mandatit nga Beleri vihet në diskutim.

Dy elementë mund ta rrezikojnë atë.

Së pari, kryeministri Edi Rama.

Ligji e lejon qeverinë të shkarkojë kryetarët e Bashkive, kur kapen në shkelje të rënda. Dhe Rama e ka bërë këtë me të vetët, pa asnjë përjashtim. Nga Shukri Xhelili te Fatos Tusha apo Lefter Alla, pa kursyer asnjë që drejtësia e ka vënë pas hekurave.

Por, a do të veprojë Rama menjëherë kundër Fredi Belerit nëse e fiton, kjo mbetet për t’u parë.

Së dyti, Beleri mund ta humbasë mandatin e kryebashkiakut, nëse dënohet me vendim të formës së prerë.

Port ë gjithë këto janë skenare që bëhen të parëndësishëm, nëse Beleri lirohet deri të dielën, apo nëse të dielën ai humbet edhe Himarën, sic humbi lirinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!