Analisti Skënder Minxhozi në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, foli për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Sipas tij kandidimi i Fredi Belerit si kryetar bashkie në Himarë ka pasur një prapavijë të qartë për të prishur marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës.
Më tej shtoi se ky kandidim ishte një mënyrë për të prishur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve fqinje.
“Unë jam i bindur se kandidimi i Blerit ka pasur një prapavijë të qartë për të prishur marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Për mendimin tim nuk është e rastësishme.
E gjithë ky konflikt diplomatik mes dy vendeve ishte e vështirë të mos parashikohej nga dy politikanët, me më shumë poste dhe eksperiencë që janë dy kandiduesit e Fred Belerit. Ky kandidim, dyshoj, në fund të ditës është parë si një mënyrë për të prishur këtë segment të marrëdhënieve. Me pjesën tjetër të rajonit jemi në një korsi për tu anëtarësuar në BE. Është një klimë ku Shqipëria ndihet mirë. Ky vektor, segment që hidhet në erë nga zgjedhjet në një bashki të vogël, është sh’proporcionale.”, tha Minxhozi. /abcnews.al