Kandidati socialist shpall fitoren: Do të jem krah çdo banori të Kukësit

schedule11:10 - 25 Shtator, 2023

schedule 11:10 - 25 Shtator, 2023

Ndërsa vijon numërimi për dy kutitë e fundit, kandidati socialist Albert Halilaj ka shpallur fitoren si kryebashkiak i ri i Kukësit. Në një prononcim për ABC News me gazetaren Erneta Shevroja, ai shprehu mirënjohjen ndaj qytetarëve për besimin që i dhanë ndërsa premtoi se do t’i japë Kukësit një promovim tjetër.

“Falenderoj të gjithë qytetarët për kulturën që treguan, votëbesimin iu premtoj që do t’i përfaqësoj denjësisht gjatë katër viteve me punë, përkujdesje dhe prani pranë cdo qytetari. Jam i zonës së Kukësit, kam punuar për vite në administratë, jam njeri i thjeshtë, pa bindje partiake do të jem krah çdo banori të Kukësit. Premtimi i pare që iu bëj është prezenca ime në lidhje me inbvestimet në infrastrukturë. Qeveria Ramas do të jetë prezent në çdo skaj të Kukësit për të përmirësuar çdo problem në lidhje me infrastrukturën. Kam një sërë projektesh për t’i ardhur në ndihmë Kukësit në lidhje me papunësinë, për të zhvilluar turizmin, për t’i dhënë një promovim tjetër Kukësit të lënë pas dore.”, theksoi ai.

Siç raportoi gazetarja, diferenca me kandidatin e “Bashkë Fitojmë” është rreth 5 mijë vota dhe dy kutitë e fundit që po numërohen nuk mund ta përmbysin rezultatin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!