Kandidati republikan për president të SHBA-së  e quan Zelensky një nazist

schedule11:21 - 9 Nëntor, 2023

schedule 11:21 - 9 Nëntor, 2023

Një kandidat republikan për president të SHBA-së e ka quajtur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky “nazist” duke nxitur një stuhi reagimesh në SHBA dhe jashtë saj.

Në debatin televiziv me pesë kandidatë republikanë, gjithmonë pa Donald Trump, Vivek Ramaswamy nisi një sulm mjaft të paprovokuar ndaj Ukrainës dhe liderit të saj, duke mbështetur në thelb pozicionin e republikanëve më konservatorë që ndajnë mbështetjen për Izraelin nga ajo për Ukrainën, duke miratuar vetëm të parin.

Pasi kritikoi Kievin, Ramaswamy tha në mënyrë specifike: “Ukraina nuk është një model demokratik. Ajo nderoi një nazist në radhët e saj, komedianin që vesh pantallonat e ushtarit dhe quhet Zelensky, dhe kjo nuk është demokratike”.

Deklarata shkaktoi zemërim në sallën ku u zhvillua debati, si dhe një valë kritikash në rrjetet sociale. Shumica e përdoruesve amerikanë të rrjeteve sociale kujtuan rrënjët hebraike të liderit ukrainas, familja e të cilit humbi anëtarët gjatë Holokaustit.

Në një nga postimet e tij, grupi republikan Lincoln Project, i cili kundërshton Donald Trump, e quajti Ramaswamy një “kandidat joserioz”.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!