Kandidati për Gjykatën e Lartë, Pupe: Jam njeri i doktrinës, më ka rrit familja të ndershëm

schedule11:15 - 27 Shkurt, 2020

schedule 11:15 - 27 Shkurt, 2020

KLGJ për emërim në Gjykatën e Lartë ka përzgjedhur 3 kandidatë, nga radhët e juristëve të spikatur, në tre pozicionet e lira në fushat e së drejtës administrative, civile dhe penale.

Për tre kandidatët e kualifikuar, Këshilli ka vendosur zhvillimin e intervistave në seanca dëgjimore sot duke filluar në orën 10.00.

Ata janë: Sokol Sadushi, Ervin Pupe, Ilir Panda.

Sokol Sadushi është i përzgjedhur si kandidat për profilin administrativ. Ervin Pupe është përzgjedhur në profilin civil ndërsa Ilir Panda është përzgjedhur në profilin penal.

Ndërkohë ka filluar mbledhja në KLGJ ku kanë filluar intervistat për tre kandidatët për garën për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Ervin Pupe është vendosur para KLGJ për të dhënë intervistën, i dyti.

Përvoja ime si doktricien në Fakultetin e Drejtësisë dhe jo vetëm, e gërshetuar si përfaqësues ligjor në gjykata, besoj se më jep mundësi të kandidoj për Gjykatën e Lartë. E gjej veten dhe mendoj se mund të jap një kontribut si doktricien.

Besmi te Gjykata e Lartë ka rënë dhe duhet rikthyer, besoj se mund të jap kontribut si njeri kritik për veten, punëtor e më gjerë.

Besoj se do ia dal edhe nëse këshilli më jep mundësinë për më tej. Do kontribuoj që edhe opinioni publik të rrit besimin.

Në perceptimin tim çmoj se interpretimi i ligjit ka në vetëvete element të njohjes së doktrinës, e cila është pjesë e formimit tim. Ndryshimet kushtetuese kanë sjell Gjykatën e Lartë, duke sjell zvogëlim të gjykatave më të vogla.

Numri i lartë i çështjeve mund të krijohet një njësi për grupimin e çështjeve, dhe nëse arrihet, gjykata mund të jap vendim pilot, duke zgjidhur disa çështje njëherësh.

Duhet ndërhyrje ligjore për të pikë, dhe të jetë e përkohshme, derisa dosjet të ulen.

Më ka rrit familja të ndershëm, të mirë dhe nuk mund të bëhem ndryshe. Më kanë kërkuar edhe rritje note si dilemë, por unë e kam bindur studentin, dhe kjo ka qenë dilema ime. Si avokat nuk kam dal nga katakteri im”, tha Pupe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!