Kandidatët për primaret, Berisha: Brenda tetorit mbyllim qytetet e mëdha, përfshin sa më shumë gra

schedule16:17 - 9 Tetor, 2022

schedule 16:17 - 9 Tetor, 2022

Nga Juxhin Mustafaraj

Bashkitë e mëdha pritet të kenë gati kandidatët e tyre për zgjedhjet vendore brenda muajit tetor.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se këtë herë opozita do t’i ketë gati shumë shpejt kandidatët, të cilët do të zgjidhen përmes procesit të primareve.

Berisha tha se Partia Demokratike ka ndryshuar shumë përgjatë këtij viti, por do të duhet të bëj përpjekje për të sjellë një tjetër qasje ndaj shoqërisë. Për këtë kërkoi përfshirjen e sa më shumë grave në politikën aktive.

Një thirrje Berisha e kishte për mësuesit, duke i kërkuar që njësoj si pedagogët të ngrihen në protesta. Deklarata e tij, Berisha i mbajti gjatë një konference të organizuar në funksion të zgjedhjeve vendore./abcnews.al/