Kandidatët për anëtarë të Kushtetueses, ligjet i kalojnë seancës plenare

schedule13:45 - 5 Nëntor, 2019

schedule 13:45 - 5 Nëntor, 2019

Komisioni i Ligjeve ka miratuar listën me tre kandidatë për vendin vacant në Gjykatën Kushtetuese të miratuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Votimi për përzgjedhjen e kandidatit fitues do i kalojë seancës plenare, ku do votohet edhe dekreti i presidentit për Besnik Muçin, si anëtar i gjykatës Kushtetuese.

“Këshilli i emërimeve në drejtësi ka bërë listimin e kandidatëve si më poshtë: Arta Vorpsi, Elsa toska dhe Besnik Muçi. Për kandidatin Besnik Muci që tashmë është anëtar i gjykatës kushtetuese i dekreteuar nga presidneti i republikës, raportit që ne do të votojmë tani dhe që do ja dërgojmë seancës plenare do tiu bashkangjitet edhe dekreti i presidentit. Këshilli i emërimeve në drejtësi me vendimin nr 134 datë 21.09. 2019 ka përcjellë kuvendit të shqipërisë 3 kandidatë sipas kësaj renditje: Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji, dhe Elsa Toska. Miratohet raporti mbi vlerësiumin e kandidaturave për anëtar të gjykatës kushtetuese”, tha Manja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!