Kandidatët e PD incidente në procesin zgjedhor/ Bejko: Po dëmtojnë veten. Lami: Një vetëvrasje e imazhit të PD

schedule12:25 - 11 Maj, 2025

schedule 12:25 - 11 Maj, 2025

Gjatë transmetimit maratonë në ABC News të procesit të votimit të 12-të qarqeve të vendit, janë raportuar deri më tani një sërë incidentesh, përplasjesh dhe shkelje të ligjeve të Kodit Zgjedhor të kandidatëve të Partisë Demokratike.

Analistët Roland Bejko dhe Roland Lami janë në të njëjtin mendim që me parregullsitë që po krijojnë PD, po dëmton ose “po vret veten”.

Roland Bejko: Kjo gjë, prezenca e kandidatëve të Partisë Demokratike në qendrat e votimit, duke sikur po dëmton vetëm PD. Jo vetëm që i duhet një pjesëmarrje e lartë në këto qendra, dhe nëse do të ketë sherr në qendra dhe qytetari stepet që të shkojë dhe të marrë pjesë në votime. Kjo vret vetë interesin e PD, tentohet që të frenohet pjesëmarrja.

Roland Lami: Kjo sjelle në kundërshtim me ligjin e disa kandidatëve të PD është një vetëvrasje në kuptimin e imazhit që krijon ditën e zgjedhjeve, por edhe heqje e argumentit për të pretenduar një parregullsi. Sepse opozita nuk është vetëm për të marrë pjesë në zgjedhje, por dhe të fotografojë në momentin që ka parregullsi ndërkohë që situata e deri tanishme ka treguar që PD është bërë vetë shkak i parregullsive dhe kjo është e patolerueshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!