Kandidatët e Bashës fajësojnë deputetët për humbjen: S’vihet në fushatë për foto

schedule20:32 - 8 Mars, 2022

schedule 20:32 - 8 Mars, 2022

Kandidatët e PD në 6 mars, i kanë dalë në mbrojtje kreut të PD Lulzim Basha. Në mbledhjen e sotme të Bashës me kryetarët e degëve dhe të kandidatëve, fajtor për humbjen në zgjedhje kanë bërë deputetët. Ferdinand Saraçi që kandidoi në Rrogozhinë, shkakun e humbjes e gjen tek shit-blerja e votës, por edhe tek deputetët e PD-së.

“Kishim përballë edhe qeverinë edhe Foltoren. Nga foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë,  por vetëm dash Sula ka qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë pare e pushtet. Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Kërkoju llogari deputetëve. Nuk vihet në fushatë për foto”, tha Saraçi në mbledhje.

Luan Haka i Dibrës është krenar për votat edhe pse e çoi partinë forcë të tretë në një bastion të djathtë. “Krenar për vendin e tretë, votat në këtë bashki u blenë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!