Kandidate për kryetare bashkie në Tiranë? Përgjigjet Manastirliu

schedule19:39 - 26 Shtator, 2018

schedule 19:39 - 26 Shtator, 2018

Ministrja e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale, Ogerta Manastirliu, i është përgjigjur në ABC News thashethemeve se Edi Rama kërkon ta kandidojë në Tiranë për kryetare bashkie në vend të Erion Veliajt. Manastirliu i cilësoi si “Fake News” lajmet e tilla dhe tha se është e interesuar të bëjë vetëm detyrën e saj si ministre.

Ogerta Manastirliu: “Fake News. Nuk kam absolutisht asnjë koment. Ne punojmë si një ekip. Unë jam e lumtur që kam një kryetar bashkie kaq energjik si Erion Veliaj që gjithmonë e më shumë po na çon drejt Europës. Secili nga ne po bën detyrën e vet dhe unë kam detyrën time si Ministre e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale”.

Mirela Milori: “Është akoma herët”?

Ogerta Manastirliu: “Është diçka që nuk ekziston dhe mund të them sinqerisht që më shumë më dëmton”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!