Kandidat shqiptar për kryeministër, Naser Ziberi: Moment historik në Maqedoninë e Veriut

schedule20:27 - 1 Korrik, 2020

schedule 20:27 - 1 Korrik, 2020

Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut ka një kandidat shqiptar për kryeministër. Naser Ziberi, i cili u prezantua nga BDI pak ditë më parë si kandidat, në një intervistë për emisionin “Ballkan” në Abc News foli për këtë propozim.

Sipas tij, një kryeministër shqiptar do të mundësojë që të gjitha komunitetet jo-shumicë, e në rend të parë shqiptarët, të ndjehen komodë e të barabartë në shtetin e tyre.

“Kryeministri i parë shqiptar, pra kryeministri shqiptar, do të mundësojë që të gjitha komunitetet jo-shumicë, e në rend të parë shqiptarët, të ndjehen komodë e të barabartë në shtetin e tyre në republikën e Maqedonisë së Veriut, pa pretendime për diskriminim dhe vënie në rend të dytë”, u shpreh ai.

“Unë besoj fort që të gjithë qytetarët kanë qenë të dëshpëruar do të gjejnë shansin për një alternativë të tretë. Jam i bindur se jo vetëm shqiptarët, por edhe maqedonasit dhe komunitetet e tjera, do të japin mbështetje.”, tha ai, më tej.  /abcnews.al