Dhjetori i vitit 2019 solli shkarkimin e Mark Van Bommel nga posti i trajnerit të PSV-së. Ish-mesfushori i njohur holandez, është pranë rikthimit në stol.
Bild raporton se 44-vjeçari pëlqehet shumë nga Wolfsburg. “Ujqit” po zhvillojnë një sezon fantastik, renditen në vend të tretë dhe janë afër kualifikimit në Champions.
Trajneri aktual i ekipit gjerman, Oliver Glasner është drejt largimit. Bayer Leverkusen dhe Eintracht Frankfurt interesohen për shërbime te austriakut.
Drejtuesit e Wolfsburg kanë vendosur ta zëvendësojnë me Van Bommel, i cili ka luajtur me Bayern Munchen si futbollist në Bundesligë. /abcnews.al