Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo nuk e përjashton mundësinë për të kandiduar për kruen e Bashkisë Himarë.
Në një intervistë për ABC News, Tavo i shpreh se ai e sheh veten aty ku komuniteti ka nevojë që t’i shërbejë.
“E shoh veten aty ku komuniteti ka nevojë që t’i shërbej. Nuk e shoh veten, sikurse nuk e shihja veten prefekt i qarkut të Vlorës, ja ku jam. Jam në prefekturën e Vlorës për t’i shërbyer qarkut. Jam atje ku njerëzit do të kenë probleme, nga cilido pozicion, nuk është se e pranoj apo e kundërshtoj. Edhe nga pozicioni i prefektit që jam, erdha në Himarë, do angazhohem edhe në Selenicë, apo në Delvinë, për të zgjidhur, për t’u marrë me probleme dhe për t’i zgjidhur ato. Ky është misioni im historik, jo i sotshëm. Edhe atje ku kam qenë, me këtë punë jam marrë”, theksoi ai./abcnews.al

