Steven Gerrard është habitur kur ka lexuar emrin e tij si një nga kandidaturat për trajnerin e ri të Evertonit. Klubi anglez mbeti i papërgatitur nga rikthimi i Carlo Ancelottit te Real Madrid, pornë fund zgjodhi t’i besojë stolin Rafa Benitez, ish-trajnerit të Gerrard te Liverpool.
Ky i fundit zhvilloi 17 sezone me “The Reds” dhe vazhdon të mbetet idhull dhe krenari në “Anfield”. 41-vjeçari drejton Rangers prej tre vitesh dhe ka kryer një punë fantastike në Skoci, duke treguar që ka vlera të jashtëzakonshme edhe si trajner.
Ish-kapiteni i Liverpool ka folur për ESPN rreth opsion Everton, skuadrës tjetër të qytetit të “The Beatles”. “U trondita kur pashë emrin tim si kandidat për postin e trajnerit të Evertonit. Nuk e di nga kanë dalë këto thashetheme në media.
Unë nuk mund ta drejtoj kurrë atë klub“, u shpreh Gerrard. Kur luante futboll ka fituar, luftuar dhe është përballur për shumë vite me radhë më armiqtë e qytetit, të cilët nuk mund t’i drejtojë dot. /abcnews.al