Drejtuesit e futbollit anglez vendosën të bëjnë një ndryshim tek ekipi kombëtar U21. Ata shkarkuan Aidy Boothroyd nga posti i trajnerit. 50-vjeçari drejtonte anglezët e vegjël që prej shtatorit të vitit 2016.
Një ndër emrat që përfliten si zëvendësuesi i tij është edhe ai i Frank Lampard. Ish-mesfushori i njohur anglez, qëndron pushim prej 25 janarit, datë kur u shkarkua nga Chelsea.
Mes emrave kandidatë janë edhe Justin Cochrane (Anglia U17), Eddie Howe (ish-trajneri i Sheffield United), por edhe emra si John Terry, Michael Carrick apo vëllezërit Neville. /abcnews.al