Kanceri, sëmundja që po zhduk gështenjat tona. Eksperti i mjedisit: Infekton trungun dhe lëvoren!

schedule08:45 - 17 Nëntor, 2023

schedule 08:45 - 17 Nëntor, 2023

Eksperti i mjedisit, Abdulla Diku në një intervistë në “Abc e Mëngjesit” ngriti shqetësimin për sëmundjen që po zhduk gështenjat, sëmundja e kancerit.

Ai shpjegoi se sëmundja është shkatërruese dhe se infekton trungun, degët e lëvoren, por jo frutin.

“Gështenja është një ndër drurët më emblemantik, e me një histori mijëra vjeçare. Në shumë vende të botës gruri i gështenjës, quhet druri i perëndisë, druri i bekuar, dru buke e bulmetit, pra etiketime sepse ka shërbyer edhe si bukë edhe si element mjaft i rëndësishëm për të kaluar kriza të mëdha në botë”, u shpreh eksperti i mjedisit.

Gjithashtu ai theksoi se gështenja ka më shumë karbohidrate dhe vlera ushqyese se patatja dhe se Shqipëria vlerësohet si një vend me burime të mira me gështenja.

“Kanceri i gështenjës është një sëmundje popullore dhe mënyra më e zakonshme e përhapjes janë sporet e kërpudhave dhe janë shumë lehtësisht të transportueshëm përmes ajrit, shpendëve, kafshëve. Këto spore futen në të çarat e freskëta të lëvores së drurit dhe kalojnë ndërmjet lëvores së drurit apo trungut të drurit dhe pengon lëvizjen e lëndës ushqyese. Më pas druri fillon të thahet deri sa dega apo trungu të mos jetë më në gjendje vegjetative. Dhe më pas sporet vazhdojnë të përhapur drurët përreth duke infektuar edhe drurët e tjerë”, ka shpjeguar ai.

Megjithatë, eksperti i mjedisit sqaron së sëmundja është e trajtueshme dhe krejtësisht e menaxhueshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!