Kanceri i zorrës po përhapet gjithnjë e më shumë tek të rinjtë

schedule09:03 - 18 Mars, 2023

schedule 09:03 - 18 Mars, 2023

Marsi është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e zorrës së trashë dhe mjekët po japin alarmin për një rritje shqetësuese të numri të të rinjve të prekur nga kjo sëmundje.

Vitet e fundit është shënuar rritje në numrin e rasteve të personave të prekur nga kanceri i zonës së trashë dhe kjo sëmundje është shkaku i dytë i vdekjeve në vendet e zhvilluara.

Dy milionë raste të kancerit të zorrës së trashë diagnostikohen çdo vit dhe, sipas ekspertëve, parashikimet sugjerojnë se këto shifra nuk do të bien në vitet e ardhshme.

Po kështu, një tjetër gjë që ka shkaktuar alarme nga komuniteti shkencor është mosha shumë e re në të cilën kanë filluar të zbulohen rastet. Prej disa kohësh, ata kanë vërejtur se gjithnjë e më shumë persona nën 50 vjeç vuajnë nga kjo sëmundje.

Dhe pikërisht që në moshën 50-vjeçare mjekët fillojnë t’u rekomandojnë pacientëve të tyre që të kryejnë ekzaminime periodike për të parandaluar këtë lloj kanceri.

Prandaj, ekspertët po shqyrtojnë mundësinë e fillimit të këtyre testeve që në moshën 45-vjeçare. Sidomos në Shtetet e Bashkuara, ku presin që ky lloj kanceri të bëhet shkaku kryesor i vdekjeve te njerëzit e moshës 20 deri në 49 vjeç në një të ardhme jo shumë të largët: në vitin 2030.

Kanceri i zorrës së trashë është një sëmundje në të cilën qelizat në zorrën e trashë fillojnë të shumohen në mënyrë të pakontrolluar.  Si rezultat i këtij procesi, indet anormale ose polipet  rriten në atë zonë. Dhe këto, me kalimin e kohës, mund të jenë kancerogjene.

Kjo është arsyeja pse testet e zbulimit të hershëm janë kaq të rëndësishme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!