Kanceri i qafës së mitrës, mjekët: Kryeni vizita çdo vit për ta kapur herët

schedule14:15 - 29 Tetor, 2020

schedule 14:15 - 29 Tetor, 2020

Nëse kapen në kohë problemet gjinekologjike mund të  trajtohen plotësisht.  Mjekët obstetër gjinekolog i bëjnë thirrje grave të kryejnë kontrolle rutinë çdo vit me qëllim prandalimin e sëmundjeve të rënda si kanceri i qafës së mitrës.

Ky apel i shkon grave nga mjekja obstetër gjinekologe në Spitalin Hygeia në Tiranë Kristina Kosta.

“Zakonisht paptesti rekomandohet sapo fillon kontakti seksual te vajzat në çfarëdo moshe qofshin”, ka thënë ndër të tjera gjinekologia Kosta.

Një kontroll i thjeshtë përfshinë  konsultën me mjekun specialist, kryerjen e një pap-testi dhe një eko.

Mjekja Kosta tregon se pap testi ka ndikuar në uljen e numrit të grave që preken nga kanceri i qafës së mitrës.

Pap-testi është një ekzaminim që në momentin që ka filluar të aplikohet e ka ulur rrezikun e kancerit të qafës së mitrës në minimum. Kjo sepse përmes paptestit mund të shikosh qeliza prekanceroze dhe kjo bën që me kurimin e tyre të parandalohet dhe të kurohet  që në faza të hershme”, është shprehur mjekja.

Ndërsa eko sipas mjekes Kosta ndihmon në kapjen e sëmundjes pa shfaqur simptoma.

Me ekon tran-vaginale me ekon rutinë evidentohen miomat mishi i huaj në mitur për mënyrën se si ato vijojnë kistet ovariale që mund të jenë beninje ose malinjë dhe kjo bën që ato të eleminohen”, ka thënë ajo.

Nëse gjatë kontrollit rutinë nuk konstatohen  probleme mjekja obstetër gjinekologe në spitalin Hygeia në Tiranë Kristina Kosta thotë se pacientët mund të kryejnë pap testin dhe njëherë në dy ose tre vite. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!