Kanceri i gjirit po prek më shumë/ ISHP: Por Shqipëria ka icidencën më të ulët në rajon

schedule15:38 - 2 Tetor, 2024

schedule 15:38 - 2 Tetor, 2024

Vitin e shkuar në Shqipëri u shënua numri më i lartë i grave të prekura nga kanceri i gjirit. Me shumë se dy gra janë zbuluar çdo ditë me këtë sëmundje. Tendenca sipas specialistëve  të  Institutit të Shëndetit Publik  është për shtim të mëtejshëm  të tyre.  Një  nga faktorët sipas tyre është rritja e moshës mesatare.

“Në 2023 kemi kapur 744 raste të reja, numri më i lartë që kemi kapur ka qenë  720,  në vitet 2015 afro 600”.

Shqipëria ka vërtetë nivelin e riskut të ngjashëm me botën, por në Europë një kontinent I industrializuar, urbanizuar e ka ndër më të ultit  do presim ende shumë raste, sa do përpiqemi është vështirë ta reduktojmë  ajo që mund të bëjmë është të investojmë në kapjen e hershme

“Vdekshmëria ka qendruar  në vend, për të mos thënë është  ulur,  rreth 73% e rasteve mbijetojnë nën 70%  para disa vitesh…”.

Në qytete sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik  përhapja është disa herë më e madhe se në fshatra. Jeta urbane sipas tyre luan rol kryesor.

“Risk më të lartë Berat, Fier, dy vitet e fundit Korçë, Elbasan,  ende e veshtire te gjykojmë mbi shkaqe specifike, por urbanimizmi prirje për tu reflektuar, faktorët me natyrë  mjedisore rol të vogël në kancerin e gjirit, stili i jetesës ka  peshe vlerë …”

Me nisjen e tetorit rozë  janë kthyer fushatat ndërgjegjësuese.  Një mamografi sipas mjekëve shpëton jetë dhe mund të kryehet  në qendrat shëndetësore dhe spitalet e vendit pa pagesë.  Kanceri I gjirit mbetet kanceri më I përhapur tek gratë në Shqipëri.  Prej tij  vitin  e fundit kanë humbur jetën 200 gra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!