Kanceri i gjirit i përhapur dhe tek meshkujt, mjekja: Tepër agresiv

schedule15:11 - 17 Tetor, 2021

schedule 15:11 - 17 Tetor, 2021

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Pavarësisht se tek meshkujt ndodh shumë rrallë, nuk duhen neglizhuar kontrollet, kryesisht pas moshës 60 vjeç. Rreth një për qind e rasteve të reja të kancerit të gjirit në vit, zbulohen te meshkujt. Në spitalin Onkologjik në QSUT diagnostikohen çdo vit deri në 8 persona me këtë sëmundje.

Mjekja onkologe Fatjona Kraja, thotë për ABC se ka disa mënyra ekzaminimi për të zbuluar kancerin.

“Diagnostikimi dhe shenjat klinike të kancerit të gjirit si tek femrat dhe tek meshkujt janë njëlloj. Shfaqet klinikisht me një masë në gji, masë që në shumicën e rasteve është e padhimbshme. Me ndryshime lokale në lëkurën e gjirit si skuqje apo enjte dhe në disa raste të rralla mund të kenë mungesën e masës në gji por prani të gjëndrave limfatike të zmadhuara të cilat e bëjnë pacientin që të drejtohet tek mjeku.”

Kanceri i gjirit është më agresiv tek meshkujt. Sipas mjekes një rëndësi shumë të madhe ka stadi se kur zbulohet sëmundja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!