Në 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, kancelarja gjermane Anxhela Merkel shprehet se do të duhen të paktën 50 vjet që të realizohet një barazi e plotë mes Gjermanisë së Lindjes dhe asaj të Perëndimit.
Me rastin e festimeve për 30 vjetorin e rënies së murti të Berlinit, kancelarja gjermane Anxhela Merkel foli për ndryshimet që ekzistojnë ende mes Gjermanisë së Lindjes dhe asaj të Perëndimit. Sipas Merkel do të duhen 50 vjet ose më shumë dhe pse pas 20 viteve u duk sikur ky ekuilibër do të vinte më shpejt.
Në një intervistë për Sudojce Caijtung, për eksperiencën e saj personale ajo u shpreh se kur kishte kaluar në anën tjetër, e vetme si student, ishte shumë e frikësuar. Ajo kishte yetur veten nëse ishte e sigurtë që një vajzë të flinte vetëm në një hotel në lindje.
Kjo pasi nuk kishte eksperiencë për lirinë. Ajo tregon se jeta në rini ishte e rehatshme pasi dihej se disa gjëra nuk mund të influencoheshin. Merkel shumë shpesh është kritikuar për faktin se I përfaqëson shumë pak qytetarët e Gjermanisë Lindore.
Por Merkel tregon se kur u bë pjesë e politikës përfaqësonte një ekzemplar të cuditshëm që përmblidhte disa minoritete: isha protestante, grua në atë kohë ende e re, nga lindja dhe shkencëtare, theksoi ajo. Dhe isjte pikërisht kjo arsyeja se pse nuk mund të përfaqësonte të gjithë përbërësit e minoriteteve në të njëjtën kohë./abcnews.al