Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka ftuar Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, për një vizitë zyrtare në Berlin. Ata do të takohen javën e ardhshme më 13 Prill. Kjo është konfirmuar nga presidenca serbe për mediat e Beogradit.
Mësohet se biseda e tyre do të përqëndrohet në çështje si: Kosova, integrimi në BE dhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Ndërkohë, kjo është hera e dytë në një muaj e gjysëm që Vuçiç takohet me Merkel. Në vizitën e fundit, kancelarja gjermane pohoi se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Unionin Europian pa njohur pavarësinë e Kosovës./abcnews.al