Kancelari Scholz premton zgjidhje për krizën buxhetore

schedule07:50 - 29 Nëntor, 2023

schedule 07:50 - 29 Nëntor, 2023

Kancelari gjerman Olaf Scholz është zotuar të martën se qeveria e tij do të punojë “sa më shpejt të jetë e mundur” për ta zgjidhur krizën e buxhetit, por ai ka ofruar pak detaje se si do t’i realizojë synimet për ta promovuar energjinë e pastër dhe ta modernizojë një ekonomi që është në vështirësi, shkruan agjencia “AP”.

Një vendim i gjykatës i ka dhënë goditje buxhetit të Gjermanisë, duke e reduktuar për disa miliarda.

Scholz dhe koalicioni i tij duhet të vendosin se çfarë duan të heqin nga projektet e parapara me buxhetin e vitit të ardhshëm, pasi gjykata më e lartë gjermane vendosi që 60 miliardë euro financim për projektet të energjisë së ripërtritshme dhe lehtësime për konsumatorët dhe bizneset nga çmimet e larta të energjisë të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës, shkelin kufirin e borxhit të vendosur me Kushtetutë.

Shkurtimet që duhet të bëhen vitin e ardhshëm, mund të ngadalësojnë edhe më tepër rikuperimin e Gjermanisë. Gjermania është ekonomia e madhe që po performon më së dobëti në botë.

“Gjermanët kanë nevojë për qartësi në kohë të paqëndrueshme”, tha Scholz në Parlamentin e Gjermanisë.

Ai premtoi se Qeveria nuk do t’i braktisë synimet për t’i reduktuar ndjeshëm emetimet e karbonit nga lëndët djegëse fosile, e po ashtu përqendrimin në politikat sociale. Scholz ka thënë se “do të ishte gabim serioz dhe i pafalshëm të neglizhohet modernizimi i vendit”.

Sa i përket reduktimit të shpenzimeve, ai ka thënë se vendosja e një kufiri në faturat e shërbimeve të konsumatorëve më nuk është i nevojshëm, pasi çmimet e energjisë kanë rënë. Por, ai ka thënë se Qeveria do të reagojë sërish nëse çmimet rriten.

“Kurrë s’do të ecni vetëm”, ka thënë Scholz.

Reduktimet do të ndikojnë në nevojat për të investuar në burimet e energjisë së ripërtritshme të përballueshme si ato me erë, diell apo hidrogjen dhe të mbështetet prodhimi i baterive apo çipave kompjuterikë.

Kjo ka çuar që të bëhet thirrje për të liruar kufijtë e borxhit, sepse ato kufizojnë përgjigjen e Qeverisë ndaj sfidave të reja.

Mirëpo, koalicioni qeverisës i Scholzit nuk ka dy të tretat që duhet për të kaluar këtë pa ndihmën e Kristian Demokratëve, të cilat e çuan në gjykatë këtë gjë.

Ekonomistët thonë se shkurtimet e shpenzimeve do t’i shtojnë sfidat me të cilat përballet Gjermania pasi Rusia ndërpreu gazin natyror të lirë me të cilën furnizoheshin fabrikat gjermane, duke shtrydhur kështu bizneset dhe duke rritur koston e jetesës për familjet, që tash paguajnë më tepër për energji elektrike.

Kushtetuta në Gjermani kufizon deficitet në 0.35 për qind të prodhimit ekonomik , ndonëse Qeveria mund të shkojë përtej nëse ka ndonjë emergjencë të cilën nuk e ka krijuar, siç ishte rastin me pandeminë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!