Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kancelari i Gjermanisë: Nuk mund të ketë “paqe të diktuar” në Ukrainë

schedule18:00 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 18:00 - 1 Dhjetor, 2025

 Kancelari gjerman Friedrich Mertz tha sot se nuk mund të ketë “paqe të diktuar” në Ukrainë dhe se është në interesin e Gjermanisë të ketë marrëdhënie të ngushta dhe “të barabarta” politike me Poloninë në një kohë kur ata përballen me “kërcënimin e regjimit revizionist të Rusisë”.

“Sidomos në këto kohë, kur uniteti evropian është nën një presion të tillë, nuk duhet të lejojmë veten të përçahemi”, tha Mertz në një konferencë të përbashkët pas një takimi me kryeministrin polak Donald Tusk në Berlin, raporton Guardian.

Mertz bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë në mbrojtje dhe siguri, duke përfshirë mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s me avionë luftarakë gjermanë të stacionuar në Poloni dhe punë të përbashkët me dronë/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!