Kancelari i Austrisë shkarkohet nga parlamenti

schedule17:43 - 27 Maj, 2019

schedule 17:43 - 27 Maj, 2019

Edhe pse arriti një fitore surprizë në zgjedhjet euro-parlamentare, kancelari austriak Sebastian Kurc nuk ka arritur t’i mbijetojë një votëbesimi të mbajtur të hënën në Parlament. Presidentit austriak i duhet të zgjedhë një lider të ri, që do të qeverisë vendin deri në Shtator, kur mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Kancelari austriak Sebastian Kurz dhe qeveria e tij kanë humbur votëbesimin e mbajtur në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare. Ish-partia e koalicionit të tij qeverisës, Partia e Lirisë e së djathtës ekstreme, mbështeti mocionin e sjellë për votim nga Social-Demokratët në opozitë.

Partia e Lirisë u përfshi në një skandal politik të shkaktuar nga një video sekrete, e cila me t’u publikuar çoi në rrëzimin e koalicionit. Presidentit të Austrisë i duhet tani të vendosë se cili do të jetë kancelari në detyrë, i cili do të udhëheqë qeverinë deri në shtator, kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Kurz, kryetar i Partisë Popullore Austriake, është i pari kancelar në historinë e Austrisë së pasluftës që humbet në një votëbesim. Në moshën 32-vjeçare, ai është gjithashtu lideri më i ri botë. Social-demokratët sollën në Parlament dy votëbesime, një ndaj zotit Kurc dhe një tjetër ndaj qeverisë së tij.

Duke qenë se ata kontrollojnë 52 nga 183 ulëset në Dhomën e Ulët të Parlamentit, konservatorët e Kurz nuk i kundërshtuan mocionet, që kërkonin një mazhorancë të thjeshtë për t’u miratuar. Mesa duket, rezultati surprizë i arritur nga partia e zotit Kurz në zgjedhjet europiane të së dielës nuk mjaftoi për ta shpëtuar atë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!