Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se pushtimi i Ukrainës është “kthim në imperializëm”, shkruan CNN
“Ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur sepse kemi një fqinj që aktualisht po përdor dhunë. Dhe ne duhet ta parandalojmë që kjo të bëhet një praktikë,” tha Scholz gjatë emisionit “Anne Will” të dielën.
Scholz tha se po qeveria diskutonte gjithashtu mundësinë e blerjes së një sistemi të mbrojtjes kundër raketave, ndërsa nuk munguan edhe paralajmërimet ndaj Moskës.
“Mos guxoni të na sulmoni”, paralajmëroi paralajmëroi kancelari gjerman.
“Megjithëse Zelensky ka të drejtë që kërkon ndihmë nga të gjithë vendet e botës, ne nuk do të dërgojmë trupa ushtarakë, edhe nëse ju do t’i quani trupa paqeruajtëse dhe nuk do të krijojmë një zonë ndalim-fluturimi.
Masa të tilla do të ishin fillimi i një “konfrontimi të madh midis NATO-s dhe Rusisë. “NATO nuk do të jetë pjesë e kësaj lufte”, tha Scholz.
Por sipas kancelarit gjerman, NATO po përgatitej për të marrë masa dramatike në rast se Rusia do të përdorte armë biologjijke dhe kimike.
“Përdorimi i armëve biologjike dhe kimike mund të mos ndodhë,” theksoi kancelari, por ai paralajmëroi Rusinë mos të ndërmerrte një veprim të tillë.
/abcnews.al