Kancelari gjerman: Evropa nuk mund ti japë fund varësisë energjitike me Rusinë në një ditë

schedule11:43 - 23 Mars, 2022

schedule 11:43 - 23 Mars, 2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz këtë të mërkurë në fjalën e tij para ligjvënësve ka risjellë sërish në vëmendje luftën në Ukrainë që po sjell pasoja në të gjithë botën.

Scholz është shprehur se është e rëndësishme reduktimi i varësisë energjetike të Gjermanisë nga Rusia, por ky është një proces që duhet të bëhet hap pas hapi dhe nuk mund të bëhet në mënyrë direkte.

“Po, ne do t’i japim fund kësaj varësie, sa më shpejt të jetë e mundur. Por ta bësh këtë nga një ditë në tjetrën do të thotë të zhytesh vendin tonë dhe të gjithë Evropën në një recesion. Qindra mijëra vende pune do të ishin në rrezik. Të gjitha degët e industrisë do të ishin në prag”, ka thënë ai.

Ndër të tjera kancelari gjerman është shprehur se sanksionet nuk duhet t’i dëmtojnë shtetet evropiane më shumë se udhëheqja ruse.

Putini duhet të dëgjojë të vërtetën për luftën në Ukrainë. Dhe e vërteta është: lufta po shkatërron Ukrainën . Por me luftën, Putin po shkatërron gjithashtu të ardhmen e Rusisë”, ka thënë  Scholz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!