Kancelari austriak Kurz i jep fund polemikave: Austria e ka njohur Kosovën

schedule13:35 - 14 Shkurt, 2018

schedule 13:35 - 14 Shkurt, 2018

Kancelari austriak Sebastian Kurz i ka dhënë fund polemikave të ditëve të fundit pas deklaratave të zëvendësit të tij rreth pavarësisë së Kosovës. Kruz është shprehur se Austria e ka njohur shtetin e Kosovës dhe një gjë e tillë nuk do të ndryshojë.

Ndërkohë që në Austri vijojnë ende debatet për Kosovën pas deklaratave të zv/kancelarit Heinz Kristian Strahe sipas të cilit komuniteti ndërkombëtar nuk duhet t’i bëjë presion Serbisë për Kosovën, ka reaguar dhe kancelari Sebastian Kurz. Ky i fundit deklaroi se Austria e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo nuk do të ndryshojë.

Deklaratat e disa ditëve më parë të Strahe, i cili përmendte dhe një ndarje të mundshme të territorit të Kosovës, nxitën shumë reagime në Kosovë, Serbi dhe Europë. Një nga më të ashpërit në reagimet e tij ishte europarlamentari gjerman Bernd Posselt, i cili kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të zëvendëskancelarit. Sipas tij Strahe me deklaratat e bëra konfirmoi se është një njeri që mbështet presidentin rus Putin, Brenda Bashkimit europian. Madje Posselt ka shkuar dhe më tej duke e akuzuar zëvendëskancelarin austriak se është një lloj kalë Troje i Putin në Be, kjo sepse Moska po bën gjithcka për të mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Austria është një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhjetë vjet më parë./abcnews.al