Kanadaja shënon 10,000 viktima nga COVID-19, kryeministri: Ky do të jetë një dimër i vështirë

schedule16:04 - 28 Tetor, 2020

schedule 16:04 - 28 Tetor, 2020

Kanadaja ka regjistruar më shumë se 10,000 viktima nga COVID-19.

Kryeministri Justin Trudeau, e ka cilësuar si një tragjedi të tmerrshme, ndërsa ka paralajmëruar se muajt në vijim mund të jenë akoma më të vështirë.

“Ajo që po jetojmë është një tragjedi e tmerrshme kombëtare. Familjet kanë humbur të dashurit e tyre, janë shkatërruar nga këto tragjedi dhe ne duhet të përgatitemi pasi situata mund të përkeqësohet”, u shpreh ai.

Ekspertët po ashtu paralajmërojnë që numri i viktimave mund të jetë më i lartë.

Po ashtu bëhet me dije se rreth tre të katërtat e viktimave kanë qenë të moshës mbi 80 vjeç, ndërsa shumë prej tyre viktimave u regjistruan në shtëpinë e të moshuarve.

Me 26,422 raste aktive, provincat kanë shtuar kufizime të reja në javët e fundit për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

“Ky do të jetë një dimër i vështirë”, tha Trudeau.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!