Kanadaja sanksione ndaj 52 zyrtarëve nga Venezuela, Rusia dhe Sudani i Jugut

schedule21:16 - 3 Nëntor, 2017

schedule 21:16 - 3 Nëntor, 2017

Qeveria kanadeze ka sanksionuar 52 zyrtarë nga Venezuela, Rusia dhe Sudani i Jugut. Atyre i është ngrirë pasuria dhe u ndalohet hyrja për në territorin e Kanadasë. Zyrtarët akuzohen për korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Qeveria kanadeze vendosi të premten për të ngrirë pasuritë dhe të ndaluar hyrjen në territorin e saj të 52 zyrtarëve nga Venezuela, Rusia dhe Sudani i Jugut, të cilët i akuzon për korrupsion apo për kryerje veprimesh që kanë sjellë shkeljen e të drejtave të njeriut. Këto sanksione Kanadaja po i merr sipas legjislacionit të ri, “ligjit mbi drejtësinë për viktimat e udhëheqësve të huaj të korruptuar “, i cili hyri në fuqi në tetor, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Sipas ministres së Jashtme kanadeze kjo masë është një mesazh i qartë se Kanadaja do të ndërmarrë veprime kundër individëve që kanë përfituar nga korrupsioni në shkallë të gjerë ose që janë përfshirë në abuzime serioze të të drejtave të njeriut”.
Këto sanksione kanë të bëjnë me 19 zyrtarë venezuelianë, duke përfshirë presidentin Nikolas Maduro. Ato i shtohen sanksioneve financiare të vendosura që në shtator nga Kanadaja edhe për 39 zyrtarë të tjerë venezuelianë. Ndërkohë 30 zyrtarëve rusë ju ndalohet me ligjin e fundit të qeverisë kanadeze të hyjnë në territorin e saj lidhur me skandalin e evazionit fiskal prej 230 milionë dollarë amerikanë të zbuluara nga Serguei Magnitski në vitin 2008,” avokati rus i cili vdiq në burg në vitin 2009 në rrethana dhune pskilogjike dhe fizike të denoncuara nga perëndimorët.

Së fundi, tre zyrtarë sudanezo-jugor, përfshirë edhe ministrin e informacionit dhe ish shefin e ushtrisë , janë vënë në shënjestër nga Kanadaja për “përfitimin personal nga korrupsioni në shkallë të gjerë” si edhe si përgjegjës në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!