Kanadaja nis vaksinimin me Pfizer/BioNTech

schedule09:19 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 09:19 - 15 Dhjetor, 2020

Kanadaja nisi të hënën vaksinimin e qytetarëve kundër  COVID-19.

Të parët që u vaksinuan ishin një grup të moshuarish në një azil në Toronto. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, konfirmoi të dielën vonë arritjen e vaksinave.

Grupi i parë i tyre u dërgua nga Belgjika, të premten. Rreth 30,000 dozat e para do të shpërndahen në 14 lokacione të Kanadasë, ndërsa të moshuarit dhe punonjësit shëndetësorë do të kenë prioritet në vaksinim.

Të hënën, edhe SHBA-ja nisi imunizimin e popullatës me vaksinën Pfizer/BioNTech.

Kjo vaksinë, e cila është një bashkëpunim midis gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer, dhe kompanisë gjermane të bioteknologjisë, BioNTech, ofron mbrojtje deri në 95%.

Javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar ka nisur vaksinimin e popullatës po ashtu me Pfizer/BioNTech./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!