Kanadaja nis vaksinimin kundër Covid të fëmijëve 5 deri në 11 vjeç

schedule11:36 - 25 Nëntor, 2021

schedule 11:36 - 25 Nëntor, 2021

Kanadaja ka nisur vaksinimin e fëmijëve kundër Covid të moshës 5 deri në 11 vjeç.

“Është e vërtetë që fëmijët janë më pak të rrezikuar në krahasim me të rriturit, por nuk do të thotë se ata nuk janë të rrezikuar.  Koronavirusi është një rrezik më i madh se vaksina për fëmijët, thuhet në njoftimin e ministrisë së shëndetësisë.

Për tre muajt e fundit, Ontario ka regjistruar nga 1 deri në 3 viktima në ditë, me 500 raste të raportuara, me shkallën e vaksinimit që arrin në 91% për personat mbi 12 vjeç. Në mënyrë të veçantë, personat e  moshës  mbi 65, që janë shtuar në ICU, janë 97% të vaksinuar, ndërsa 90-95% janë vaksinuar nga mosha 12 deri në 40 vjeç.

/abcnews.al