Kanadaja ndalon plastikat e dëmshme njëpërdorimëshe deri në fund të 2021

schedule11:31 - 9 Tetor, 2020

schedule 11:31 - 9 Tetor, 2020

Kanadaja ka prezantuar planin e saj për të ndaluar plastikat e dëmshme njëpërdorimëshe deri në fund të vitit 2021.

Ministri i Mjedisit, Jonathan Wilkinson në një konferencë për media u shpreh se: “Kjo masë erdhi me qëllim të adresimit të ndotjes plastike dhe për të arritur qëllimin e vendit për mbeturina zero të plastikës deri në vitin 2030”.

Më tej ai u shpreh se: “Ndotja plastike kërcënon mjedisin tonë natyror. Ajo mbush lumenjtë ose liqenet tona dhe veçanërisht oqeanet tona, duke mbytur kafshët e egra që jetojnë atje. Kanadezët shohin ndikimin që ka ndotja nga bregu në breg deri në bregdet”.

Ndalimi përfshin qeset plastike ushqimore, shkopinj plastike për përzierje si edhe komplete plastike ushqimore. Qeveria e kryeministrit, Justin Trudeau lëshoi gjithashtu një letër diskutimi që kërkon reagimin e publikut për këtë çështje.

Kujtojmë që plani për ndalimin e të gjitha plastikave njëpërdorimëshe ishte njoftuar fillimisht nga Trudeau vitin e kaluar. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!